Përfundon konferenca, mediat e pakicave paraqesin iniciativën (foto)
Instituti i Rajoneve Evropiane (IRE) në Vjenë të Austrisë, ka mbajtur konferencën e 10-të të Rajoneve Evropiane dhe Qyteteve.
Kjo konferencë që u zhvillu në Vienna City Hall nga 28 deri më 30 shtator të këtij viti, kishte si temë diskutimi mbipopullimin e qyteteve të mëdha dhe lënia e vendeve rurale.
Benjamin R. Barber profesorë, studiues i lartë dhe hulumtues në Qendrën për Filantropi dhe Shoqëri Civile “The Graduate” në Universitetin e Qytetit të New Yorkut, mbajti ligjëratën hyrëse rreth kuptimit të trendeve që do të sillet Evopa deri në vitin 2050-të.
“Me faktin se më shumë se gjysma e popullsisë botërore jetojnë në qytete dhe se besimi është transferuar tek kryetarët e qyteteve, në Amsterdam është themeluar Parlamenti Global i kryetare të qyteteve. Qytetet janë praktike, kurse kryetarët janë ata që zgjidhin problemet konkrete, duke e bërë jetën e përditshme më të rehatshme”, u shpreh R.Barber.
U treguan edhe mundësitë e polarizimit sa më të madh të shoqërisë, pasi mundësitë që ofrojnë qytetet e mëdha janë magnet për njerëzit, ndërsa është nevoja që e zhvillimit më kualitativ edhe për rajonet rurale.
Në konferencën “Evropa 2050: Mbipopullimin e Metropoleve-Provinca të zbrazëta” e organizuar nga Instituti i Rajoneve Evropiane në të cilën është përfaqësuar edhe portali informativ Titulli.com, u diskutua edhe rreth rrjetit të transportit rural.
Programi i institucioneve të BE-së “Paketa e lëvizjes urbane” do të vazhdojë të forcojë mbështetjen për qytete në zhvillim në përpjekje për të përmirësuar transportin publik dhe deri më 2050-n tërësisht të çlirojë qytetet nga mjetet konvencionale.
Ndër të tjera në panel është është paraqitur e arritura e qytetit të Lubjanës, të cilën e përfaqësoi zëvendëskryetarja Tjasa Ficko me titull “Të gjelbërtët e Evropës kryeqytetet e 2016-s” i cili është arritë me pezullimin e trafikut në qendër të qytetit në një sipërfaqe prej 11 hektarëve.
Qytetet zhvillojnë dhe ofrojnë çiklizëm me cilësi të lartë, ndërsa instrumenti i ri për shfrytëzim pozitiv të biçikletës në jetën e përditshme janë efektet ekonomiko-shëndetësore.
Përmbledhja e konferencës ishte në temën e energjisë-burime të qëndrueshme të energjisë si ajo solare, hidro dhe geo-termale, energjia e erës, oqeaneve dhe bio energji.
Nikoqiri i organizimit të kësaj konference të qyteteve dhe regjioneve evropiane Prof. Dr. Frang Schausberger, themelues i Institutit për Rajone Evropiane (IRE), me qëllim që t’i krijojë vend praktikë mbledhjes për qytete dhe rajone dhe t’i ofrojë ekspertizë me motivim që të jetë lidhje aktive mes marrësve të vendimeve në nivel evropian dhe atë lokal e regjional, ka arritur që në këtë konferencë t’i grumbullojë 200 pjesëmarrës nga Austria, Gjermania, Zvicra, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Rumunia, Serbia, Bosnja dhe Kroacia, duke treguar vlera dhe kualitet të këtij organizimi.
Në këtë konferencë të rëndësishme evropiane, Heror Media Point nga Novi Sadi, ka prezantuar iniciativën e mediave të pakicave, pjesë e së cilës është edhe portali informativ Titulli, për pjesëmarrje aktive në zhvillimin rajonal të turizmit.
Vlen theksuar se Titulli ishte partner medial i konferencës së Vjenës./Titulli.com/
Foto: Franz Neumayr