Foto: Facebook-kryetari i komunës Osmangaz
Lokale
Përfundoi synetimi i organizuar për 85 fëmijë në Preshevë e Bujanoc
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë realizoi projektin e synetisë falas të kryer nga mjekët specialist nga Turqia të mbështetur nga komuna Osmangazi së Bursës.Gjatë ditës u mbajt edhe manifestimi qendrorë i këtij aktiviteti në shtëpinë e kulturës në Preshevë dhe për të gjithë pjesëmarëssit u dha ushqim në oborrin e këtij institucioni kulturor.
Lulzim Miftari, koordinator ka falënderuar përkrahësit e këtij projekti dhe kryetarin e kuvendit të komunës së Osmangazit Ali Sait Adiloglu.
Ai ështe shprehur se përfitues të synetisë falas kanë qenë 85 fëmijë, 50 nga Presheva kurse 35 nga komuna e Bujanocit.
Syentimi është kryer në Preshevë në shtëpinë shëndetit ndërsa në Bujanoc në një ordinancë private të improvizuar./Titulli.com/