Foto: Nga video-Aldi
Lokale
Përfaqësuesit e komunës së Preshevës takohen me Stankoviq (video)
Kryetari i trupit koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë gjatë qëndrimit në këtë rajon është takuar me përfaqësuesit lokal institucional të komunës së Preshevës.Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës tha se ka biseduar për problemet e përditshme të qytetarëve, projektet që do të realizohen gjatë vitit 2017, nostrifikimin e diplomave dhe shumë çështje tjera.
Stankoviq gjatë konferencës për gazetarë tha se është folur për tema të ndryshme duke fillue me planin shtatëpikësh, investimet që do të bëhen në infrastrukturë dhe fusha tjera përmes trupit koordinues.