Përfaqësues politik nga Lugina takohen me Ambasadorin Boçka në Beograd
Lokale

Përfaqësues politik nga Lugina takohen me Ambasadorin Boçka në Beograd

02.Apr.2015 16:56
0
Kryetari Këshillit Kombëtar dhe i Keshillit Ekzekutiv, Jonuz Musliu dhe Shukri Ymeri, si dhe kryetarët e komunave te Preshevës, Ragmi Mustafa dhe të Bujanocit, Nagip Arifi, janë takuar sot në Beograd me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka.

Problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës si në fushat e arsimit, informimit, perdorimit zyrtar te gjuhes dhe simboleve kombetare si dhe problemet ekonomike dhe ato të sigurisë ishin temat që bashkebiseduesit u fokusuan. 

Pas takimit kryetari KKSH-së, Jonuz Musliu tha se shteti shqiptar është i njoftuar me të gjitha problemet ndërsa ata kanë marrë edhe hapat e nevojshëm për ndryshimin e gjendjes në arsim, informim dhe në fushat tjera. Falenderoi ambasadorin Boçka për vëmendjen që ka shteti shqiptare për Luginën e Preshevës. Nga ana tjetër ambasadori Boçka tha se i mbështet në hapat që kanë marrë liderët politik të KKSH-së dhe të pushteteve lokale për permirësimin e gjendjes së tyre sidomos në arsim dhe informim.

Ambasadori Boçka tha ndër të tjera, se fuqishëm përkrah vendimin e KKSH-ës për themelimin e RTSHL. Ai premtoi se edhe qeveria shqiptare do të ndihmojë këtë medium i cili do të sigurojë informimin publik për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Edhe kryetarët e Komunave të Presheves dhe Bujanocit e falenderuan ambasadorin Boçka per mikpritjen dhe interesimin e tij për Luginën e Preshevës. Gjithashtu, ambasadori Boçka njoftoi që ka pasur një takim me grupin a ambasadorëve “Miqtë e Luginës” ku ambasadorit iu është premtuar se shumë shpejt problemet në Luginë do te zgjidhen dhe kanë mbështetur vendimet e tyre, si të udheheqesisë së KKSH-së edhe të pushteteve lokale./Titulli.com/

 

 

 

 

Tahiri e ngrit çështjen librave shqip për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Promovohet monografia "Rainca vendbanim i vjetër dardan shqiptar në Rajonin e Preshevës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration