Përfaqësues nga Bashkësia Islame në Preshevë, pjesë e hapjes së xhamisë në Wil të Zvicrës (foto)
Lokale

Përfaqësues nga Bashkësia Islame në Preshevë, pjesë e hapjes së xhamisë në Wil të Zvicrës (foto)

15.May.2017 10:27
0
Në hapjen solemne të xhamisë së re, në qytetin e Ëil-it, Kantoni St. Gallen në Zvicër, mori pjesë edhe hoxha ef. Fikret Limani dhe ef. Mehmet Sahiti nga Presheva, shkruan Titulli.com.

Limani në emër të Bashkësisë Islame në Preshevë falënderoj nikoqirët për ftesën dhe shprehu  falënderim për të gjithë ata të cilët kontribuuan në ndërtimin e saj. 

“Me këtë rast shfrytëzoj rastin që në emër të BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË, të jemi mirënjohës ndaj ftesës së imamit të nderuar Bekim ef. Halimi, kryetarit të xhamisë në Ëill h.Abdullah Mustafa si dhe xhematit të xhamisë së lartpërmendur, të cilët na mundësuan që të prezantojmë në hapjen solemne dhe historike të xhamisë në qytetin ËILL në Zvicër”, është shprehur Limani.

Ai ju drejtua masës që morën pjesë në solemnitetin me një fjalim rasti për ti uruar të gjithë xhematin dhe besimtarët për këtë vepër madhështore./Titulli.com/

Vdes kryeredaktori Goran Vladkoviç i OK "Radio" në Vrajë
Kamberi dhe Sinani do të marrin pjesë në samitin e qyteteve në Danimarkë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration