PVD: Vendimi për anulimin e zgjedhjeve në Tërnoc i trupshëm, zgjedhjet përsëriten
Lokale

PVD: Vendimi për anulimin e zgjedhjeve në Tërnoc i trupshëm, zgjedhjet përsëriten

09.May.2022 15:32
0
Partia për Veprim Demokratik përmes një njoftimi ka vlerësuiar se vendimi nga Komisioni Republikan Zgjedhor për anulimin e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc i trupshëm.
 
Njoftim për opinion nga PVD: 
 
Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik
 
Komisioni Republikan Zgjedhor, duke zgjedhur të veprojë në bazë të politikave partiake qendrore e jo në përputhje me Ligjin, sapo votoi për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc.
 
Arsyetimet krejtësisht politike të përfaqësuesëve të partive politike qendrore edhe njëherë dëshmuan se ata zgjedhin politikën e tyre ditore para rrespektimit të ligjeve në fuqi dhe se definitivisht nuk e duan prezencën e Shqiptarëve në Parlament.
Pavarsisht kësaj, Koalicioni i Shqiptarëve do t'i drejtohet Gjykatës Administrative, si shkallë e fundit e vendosjes.
 
Vendimi i sotëm i Komisionit Republikan Zgjedhor ishte skajshmërisht në kundërshtim me praktikat e deritanishme të këtij organi prandaj edhe konsiderohet eksluzivisht vendim politik.
 
Tentimi për vjedhjen e mandatit, tanimë, u institucionalizua edhe nga vet organi që ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
 
Shtabi Zgjedhor
Kryetari i Preshevës Arifi: Aspiratë e çdo shqiptari është dhe mbetet integrimi në Bashkimin Europian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration