PVD uron kryeparlamentarin Isa Mustafa
Partia për Veprim Demokratik (PVD) përmes një kumtese për opinion uron kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës.“Pranoni urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes së Juaj për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Uroj që nën udhëheqjen e Juaj përbërja e re e Kuvendit të siguroj qeverisje stabile dhe të siguroj zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane, që është interes jetësorë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe i të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Duke Ju uruar sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet e mija të përzemërta”, thuhet në kumtesën e PVD-së të nënshkruar nga kryetari i saj Riza Halimi, transmeton Titulli.
Vlen theksuar se Partia për Veprim Demokratik është subjekti i vetëm politik shqiptar i cili deri më tani ka uruar zgjedhjen e Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës./Titulli.com/