PVD-UDSH dhe LPD takohen rreth krijimit të koalicionit (video)
Lokale

PVD-UDSH dhe LPD takohen rreth krijimit të koalicionit (video)

29.Apr.2016 13:45
0
Përfaqësuesit e koalicionit PVD-UDSH janë takuar sot me përfaqësuesit e LPD-së rreth formimit të koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit, raporton Titulli.com.

Ragmi Mustafa, nga koalicioni PVD-UDSH tha pas takimit që me LPD-në janë plotësisht dakord sa i përket parimeve bazë.

“Kemi mbetur në vazhdimësi t’i sqarojmë çështjet teknike deri në fund. Ajo që është e rëndësishme që ne po mundohemi që në radhë të parë të vëmë interesin e shqiptarëve”, tha Mustafa, njofton Titulli.com.

Sipas fjalëve të tij, bisedimet do të vazhdojnë sepse koalicioni PVD-UDSH është i interesuar për krjimin e një koalicioni të gjerë, i cili mundet që parimet bazë t’i realizojmë në përpikëri .

Arsim Asllani, nga Lëvizja e Progresit Demokratik tha se ishte një takim i frytshëm pasi u pajtuam për parimet bazë.

“Çështjet teknike mbetet të diskutohen. Ne si subjekt jemi të hapur për të gjithë. Na mbetet oferta konkete nga ana e PVD-së. Mbetet shumë punë përpara, por besoj se me një vullntet të mire, do t’ia dalim”, theksoi Asllani.

Koalicioni PVD-UDSH si lista fituese e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit ka ftuar të gjitha subjektet për bisedime rreth krijimit të koalicionit.

Pas takimit me LPD-në sot gjatë ditës në zyrën e PVD-së në Bujanoc kanë vazhduar takimet edhe me listat tjera që kanë siguruar këshilltarë në kuvendin e ardhshëm komunal të Bujanocit./Titulli.com/

VIDEO:

OSBE: Problemet në jug të Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog politik dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve lokale e qendrore (video)
Preshevë: Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës APN-PVD (dokument&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration