PVD përmbyllë fushatën zgjedhore: Bujanoci ka nevojë për energji të reja (foto&video)
Partia për Veprim Demokratik në një tubim në sheshin e qytetit në Bujanoc ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe ato parlmentare që do të mbahen më 21 qershor 2020.
Kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit nga radhët e PVD-së, Driton Rexhepi është shprehur se zotohet se do të jetë në përkrahje të qytetarëve dhe se zotimin e marrë nga qytetari do ta shëndërrojë në punë.
“Bujanoci ka nevojë për energji të reja. Bujanocit i duhet mentalitet i ri politik. Bujanoci ka nevojë për ne, e ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj. Aty ku mbizotëron rrespekti i ndërsjell nuk ka vend për përcarje. Aty ku nijeti është i mirë, nuk ka hapsirë për dështim e ngecje. Aty ku ka vullnet, aty ka energji, e aty jemi ne të gjithë. BASHKË”, tha mes tjerash Rexhepi.
Ndërsa Shaip Kamberi, që i prinë listës për zgjedhjet parlamentare me numër 16 “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” paraqiti para masës rezultatet e qeverisjes së tij dhe nevojën që zëri i shqiptarëve të vazhdojë të dëgjohet në parlamentin e Serbisë.
Ai u shpreh se nuk pranon ndonjë status tjetër për shqiptarët e këtij rajon përveç se një status të barabarëtë.