Nesalca dëshmoi përkrahjen për PVD-në (foto&video)
Partia për Veprim Demokratik, gjatë së mërkures, ka promovuar programin e saj qeverisës për mandatin 2020 - 2024 në fshatin Nesalcë të Komunës së Bujanocit.
Bahrije Abazi, kandidate për Asamble komunale të Bujanocit, dhe ish këshilltare komunale, ftoi të gjitha gratë që të përkrahin listën e PVD-së, me që kjo listë ofron barazi gjinore, dhe trajtim të veçantë për femrën shaiptare.
Burhan Halili, kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc, para të pranishmive theksoi se lista e PVD-së, përbëhet nga njerëz të rinj, por të dëshmuar në udhëheqje të suksesshme institucionale.\
Qerim Hyseni, kandidat për Asamblenë komunale, përmendi të arriturat dhe projektet e realizuara në fshatin Nesalcë, gjatë qeverisjes së PVD-së, duke ftuar që të mbështet lista lokale dhe parlamentare më 21 qershor.
Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, dhe bartës i listës “Lugina e Bashkuar”, elaboroi faktin e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, duke shtuar që: “Në këto momente kur po pritet të rifillojnë bisedimet Kosovë - Serbi, shqiptarët e Luginës, duhet të kenë përfaqësuesit e tyre legjitim, që të shtrojnë çështjen e Luginës së Preshevës, si temë të veçantë në këto bisedime”.
Nga ana tjetër, i nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, vlerësoi lartë projektet infrastrukturore të realizuara në Nesalcë, duke premtuar fonde shtesë për bujqit lokal të Komunës së Bujanocit.
“Do të ndajmë fonde shtesë për bujqit, blegtorët dhe bletarët efshatit tuaj. Gjithashtu, do të angazhojmë çdo të diplomuar për praktikë profesionale, që të përgatisim kuadro të reja për punë. Studentët, do të ndihmohen me bursa, ndërsa shkollat do të udhëhiqen nga vullneti i kolektivit, dhe jo i politikës ditore” - tha Rexhepi.
Masa e entuziazmuar si asnjëherë më parë, me shumë ovacione, mirëpriten ofertën programore të PVD-së.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)