PVD parti fituese e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, fton Nagip Arifin për koalicion
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Shaip Kamberi njëhërit edhe bartës i listës fituese të zgjedhjeve lokale në Bujanoc ka ftuar për bisedime partitë politike shqiptare për formimin e qeverisjes lokale.Portali Informativ-Titulli.com ka mësuar jozyrtarisht se Kamberi i ka bërë ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, Nagip Arifi për formimin e koalicionit të mundshëm qeverisës.
Të njëjtat burime flasin se Arifi është ftuar për ditën e Enjte (28 prill) në zyrën e PVD-së në Bujanoc dhe në atë mënyrë të fillojnë bisedat për konsitituimin e kuvendit komunal në Bujanoc.
Lista PVD-UDSH është fituese e zgjedhjeve lokale në zgjedhjet e 24 prillit e cila përbënë 12 këshilltarë e cila gjatë fushatës parazgjedhore ka ftuar për bashkim të faktorit politik në interes të shqiptarëve.