PVD në Preshevë: E papranueshme fushata eksperimentale e përkthimeve të teksteve
Lokale

PVD në Preshevë: E papranueshme fushata eksperimentale e përkthimeve të teksteve

19.Mar.2018 20:18
0
Partia për Veprim Demkratik në Preshevë përmes një deklarate për opinion ka vlerësuar situatën e përgjithshme politike në këtë komunë.

DEKLARATË E KËSHILLIT PËR INFORMIM TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK 

Dita e mësuesit dhe dita e gruas edhe këtë vit u shënua në Luginë të Preshevës me manifestime të rastit për të potencuar rëndësinë historike të arsimit për Shqiptarët si dhe për të theksuar rolin e jashtëzakonshëm të femrave në zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike.

Shenimi dinjitoz i këtyre datave ka rëndësi të veçant aktualisht kur po intensifikohet diskriminimi shtetërorë ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e posaçërisht ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe ndaj femrave shqiptare sidomos ndaj atyre që kanë marrë përgjegjësinë për të udhëhequr institucione të rëndësishme arsimore.

Këtë diskriminimi shtetërorë mjerisht është duke i ndihmuar edhe paterica qeveritare në pushtetin lokal të instaluar në komunë të Preshevës me anë të organit të dhunshëm.

Duke e kthyer borxhin punëdhënësve të tyre, udhëheqja e instaluar komunale në vazhdën e amnestimit të politikës diskriminuese shtetërore ka filluar fushatë të turpshme kundër të gjitha institucioneve me rëndësi të posaçme siç janë shkollat, ndërsa është ndërprerë krejtësisht financimi i RTV Presheva me qëllim të mbrapshtë të mbylljes së institucionit më të rëndësishëm informativ.

Pas ndërhyrjeve politike në shkollën fillore në Leran dhe shkollën e mesme teknike, ka filluar fushata e egër kundër shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë si dhe ndaj Entit parashkollorë "8 Marsi" me involvim të vrazhdë të organeve shtetërore, e posaçërisht të prokurorisë. Mjerisht e gjithë kjo fushatë anticivilizuese u përgadit qysh në kohën e organit të dhunshëm kur për inspektor të arsimit u caktua personi që nuk plotësonte asnjë kriter ligjorë e moral. Ky skenar i mbrapshtë i degradimit të arsimit në epiqendër të sulmeve të vrazhda jo rastësisht i ka vendosur dy institucionet më të mëdha arsimore të udhëhequra me sukses nga femrat shqiptare.

Në kuadër të praktikës diskriminuese udhëheqja shtetërore po e relativizon dhe po mundohet t'a kamuflojë problemin akut dhe qenësorë të mosnjohjes së diplomave univerzitare të Kosovës, metodë kjo perfide për largimin e të rinjëve Shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Në anën tjetër në formë fushate në kundërshtim edhe me normat ligjore po tentohet të zgjidhet problemi kronik i mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe. Edhe në këtë punë të mbrapshtë roli kryesorë i është caktuar kryetarit të instaluar të Preshevës, edhe atë jashtë kompetencave ligjore, i cili po trumbeton se tekstet do të sigurohen në bazë të marrëveshjes Rama, Vuçiq dhe Arifi, e cila në fakt fare nuk ekziston!

Nuk ekziston asnjë arsye që kjo çështje shumë e ndieshme të mos zgjidhet me normat ekzistuese ligjore që parashohin mundësitë e sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën e pakicave nacionale me anë të botimit të teksteve origjinale të autorëve vendorë, me anë të përdorimit të teksteve të botuara në shtetin amë, si dhe me anë të përkthimit të teksteve të botuara në gjuhën serbe.

Kjo praktikë edhe u zhvillua gjatë mandatit të parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe e njejta duhet të vazhdoj. Në këtë periudhë ishin përkthyer dy - tre tekste mësimore, natyrisht në mënyrë profesionale.

Mirëpo, është e papranueshme që të imponohet fushata eksperimentale e përkthimeve të gjithë teksteve pa siguruar përkthyes profesional, sikur që është edhe më e papranueshme që të ndërpritet praktika e lejimit të teksteve mësimore të botuara në Tiranë.

Gjithashtu është me rëndësi të posaçme që të sigurohen edhe tekstet shtesë origjinale të historisë, njohuri shoqërore, artit muzikorë dhe figurativ në kuadër të normës ligjore për programet me rëndësi të veçant për pakicën nacionale.

Preshevë, 19.03.2018 
Këshilli për Informim i 
Partisë për Veprim Demokratik

Komuna e Bujanocit nënshkruan projekte infrastrukturore lokale
Gjermania parandaloi marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës, Lugina jashtë agjendës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration