PVD nis furishëm fushatën zgjedhore në Bujanoc: Ditë të mira vijnë veç me subjektin tonë (foto&video)
Lokale

PVD nis furishëm fushatën zgjedhore në Bujanoc: Ditë të mira vijnë veç me subjektin tonë (foto&video)

10.Jun.2020 09:26
0

Partia për Veprim Demokratik, të marten në mbrëmje ka hapur fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 21 qershorit.

Në ketë konventë përuruese, PVD, promovoi 41 kandidatët për Asamble komunale, ndërsa i nominuari për kryetar të komunës, Driton Rexhepi, shpalosi programin zgjedhor, për mandatin 2020 – 2024.

Rexhepi, në fjalimin e tij, vlerësoi se qeverisja e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ka kthyer dinjitet e nëpërkëmbur nga ish pushteti, ku qëllimshëm detyronin gruan shqiptare që t’I pastrojë rrugët e fshatrave serbe.

 Ai, për më tepër , premtoi se buxheti për subvencionimin e bujqëve, blegtorëve, bletarëve, bizneseve dhe zanatlinjëve, do të dyfishohet gjatë qeverisjes së ardhshme të udhëhequr nga PVD.

I nominuari për kryetar të Komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, ndër të tjera shtoi se: “Të tjerët motot i marrin nga PVD, sepse ditë të mira vijnë veç me subjektin tonë, gjë që edhe u dëshmua”.

Nga ana tjetër, Enver Ramadani, i nominuar për kryetar të Asamblesë komunale të Bujanocit, theksoi se: “Dua të përçojë mesazhin e fitores së madhe që po na pret, fitoren e rinisë, fitoren e burrave e grave të PVD-së”.

Shaip Kamberi, kryetar aktual i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit bartës i listës ADSH – “Lugina e Bashkuar”, premtoi se do të jetë zëri i secilit shqiptarë të Luginës në Parlamentin republikan.

“Zotohem se do të jem zëri i secilit prej jush, dhe se nuk do të ngurroj së trokituri në deren e secilit institucion për të mirën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – tha Kamberi.

Kryetari Kamberi për më tepër theksoi se PVD është i vetmi subjekt që gjithnjë ka mbrojtë të drejtat e të gjithë shqiptarëve padallim.

Të gjithë të tjerët flasin për milintatë të partive të veta, vetëm Ne, në PVD flasim për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës” – shtoi Kamberi.

Tubim promovues e përshëndetën edhe, Dr.Burhan Halili, kryetar i degës së PVD-së në Bujanc, Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, kryetarv i KKSH-së, Fatmir Hasani, deputet popullor dhe Edita Asllani, kandidate për deputete popullore nga lista ADSH “Lugina e Bashkuar”.

Megjithate, PVD, hapjen e fushatës zgjedhore e kishte paralajmëruar që t’a mbante në sheshin “Skënderbeu”, por për shkak të reshjeve të shiut, ky eveniment u zhvillua në Restorant “Agimi” në Bujanoc, gjë që, aspak nuk e zbehi pjesëmarrjen e madhe të mbështetësve të saj.

Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).  

Politika në Luginë synon grup parlamentar shqiptar brenda kuvendit të Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration