PVD: Nagip Arifi ndihmon efendinë e Novi Pazarit kundër shqiptarëve
Lokale

PVD: Nagip Arifi ndihmon efendinë e Novi Pazarit kundër shqiptarëve

15.Apr.2016 15:06
0
"Partia e Muamer Zukorliqit, efendisë nga Novi Pazari, ka autorizuar njërin ndër bashkëpuntorët më të afërt të Nagip Arifit, Emrullah Lutfiun, si njeriun i cili do të delegojë njerëz për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në emër të partisë nga Novi Pazari", thuhet në kumtesë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc dërguar portalit Titulli.com.

Sipas kësaj kumtese “Ky nuk është misioni i vetëm i njeriut më të afërt të Nagip Arifit, ai ka marrë obligim që votat e shqiptarëve t’ia japë Zukurliqit, që do të thotë, kjo është përgjegjësi publike që merr Nagip Arifi duke dalë kundër interesave të shqiptarëve”.

“Edhe pse refuzuan t'i përgjigjen ftesës së PVD-së për ta unifikuar faktorin politik shqiptar për të marrë pjesë bashkë në zgjedhjet parlamentare, NagipArifi nuk ka hezituar të përkrahë partinë nga Novi Pazari”, thuhet më tej në kumtesën e PVD-së.

“Kjo është hera e dytë me radhë që kryetari i komunës së Bujanocit në vend që t'i del zot problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke e përkrahur ngritjen e zërit në nivelet më të larta rreth problemeve të shqiptarëve të kësaj ane, ai zgjedh të përkrah  partitë e huaja në vend të partive shqiptare”, thotë PVD në këtë kumtesë që e transmeton Titulli.com.

“Ndoshta kryetari i komunës së Bujanocit një vendim të këtillë e ka marrë për t'i "dal hak" rektorit të Universitetit në të cilin "ka doktoruar", thuhet në fund të kumtesës së PVD-së./Titulli.com/

Program zgjedhor

Organet e jurisprudencës në Serbi dhe përfaqësimi i shqiptarëve (statistika)
Afro 2.5 milion dinarë janë të ardhurat e organit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration