PVD: Nagip Arifi ndihmon efendinë e Novi Pazarit kundër shqiptarëve
"Partia e Muamer Zukorliqit, efendisë nga Novi Pazari, ka autorizuar njërin ndër bashkëpuntorët më të afërt të Nagip Arifit, Emrullah Lutfiun, si njeriun i cili do të delegojë njerëz për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në emër të partisë nga Novi Pazari", thuhet në kumtesë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc dërguar portalit Titulli.com.Sipas kësaj kumtese “Ky nuk është misioni i vetëm i njeriut më të afërt të Nagip Arifit, ai ka marrë obligim që votat e shqiptarëve t’ia japë Zukurliqit, që do të thotë, kjo është përgjegjësi publike që merr Nagip Arifi duke dalë kundër interesave të shqiptarëve”.
“Edhe pse refuzuan t'i përgjigjen ftesës së PVD-së për ta unifikuar faktorin politik shqiptar për të marrë pjesë bashkë në zgjedhjet parlamentare, NagipArifi nuk ka hezituar të përkrahë partinë nga Novi Pazari”, thuhet më tej në kumtesën e PVD-së.
“Kjo është hera e dytë me radhë që kryetari i komunës së Bujanocit në vend që t'i del zot problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke e përkrahur ngritjen e zërit në nivelet më të larta rreth problemeve të shqiptarëve të kësaj ane, ai zgjedh të përkrah partitë e huaja në vend të partive shqiptare”, thotë PVD në këtë kumtesë që e transmeton Titulli.com.
“Ndoshta kryetari i komunës së Bujanocit një vendim të këtillë e ka marrë për t'i "dal hak" rektorit të Universitetit në të cilin "ka doktoruar", thuhet në fund të kumtesës së PVD-së./Titulli.com/
Program zgjedhor