PVD me projekt për shpëtimin e Luginës, zgjedhjet brenda partisë gati (video)
Lokale

PVD me projekt për shpëtimin e Luginës, zgjedhjet brenda partisë gati (video)

19.Dec.2015 16:22
0
Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi gjatë një bisede për Titulli.com ka folur për gjendjen e vështirë politike, përgatitjet për zgjedhjet brenda PVD-së si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2016.

Ai tha se partia e tij ka kërkuar zgjedhje edhe për Këshillin Kombëtar Shqiptar sepse është bërë diskriminim nga ana e ministrisë për pushtet lokale që ka zvogëluar numrin e anëtarëve të KKSH-së nga 29 në 15 anëtar.

Halimi tha se duhet të krijojmë struktura rajonale dhe se brenda PVD-së përgatitjet janë duke u bërë në mënyrë serioze.

“Pozita e rëndë që është në Bujanoc e Preshevë ndërsa Medvegja është  problem shumë më specifik, e ka të domosdoshme projektin për shpëtim që sigurisht kapacitetet i ka PVD dhe në këtë drejtim po bëhen të gjitha përgatitje që në zgjedhjet e prillit me optimizëm ta presin një projekt të tillë që do ta nxjerrë Luginë nga kriza e madhe që aktualisht e kemi”, theksoi deputeti Halimi.

Ndërsa lidhur me pyetjen se a do të dihet kandidati për kryetar të Preshevës, Halimi tha se pret që kandidatët të prezantojnë projektet e tyre brenda anëtarëve  dhe njëherë ata të bindin kryesinë e partisë e pastaj elektoratin.

“Përgatitjet janë bërë në pushtetet lokale dhe ky është konstruksioni për zgjedhje brenda partisë”, deklaroi Halimi.

Partia për Veprim Demokratik është parti opozitare në pushtetin lokal në Bujanoc e Preshevë ndërsa në parlamentin e Serbisë përfaqësohet me dy deputet popullorë./Titulli.com/

VIDEO:

 

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia konfiskon 152 mijë euro qytetarit nga Presheva
Bilall Maliqi nga Presheva prezantohet me poezi në gjuhën serbe në revistën letrare të Novi Pazarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration