PVD me numrin 3 në zgjedhjet e nëntorit
Partia për Veprim Demokratik është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar.
Ky subjekt politik, në zgjedhjet që do të mbahen më 4 nëntor, në listën votuese do të gjindet me numrin 3.
Sipas njoftimit të PVD, parti e cila vepron në tre komunat e Luginës së Preshevës, tubimin e parë promovues do ta mbajë më 20 tetor, në restaurant ‘Pesë Yjet’ duke filluar nga ora 17 :00.
Vlen theksuar se lista e këtij subjekti politik është emërtuar ‘Partia për Veprim Demokratik-Shaip Kamberi’, ndërsa për postin e drejtuesit të ardhshëm të KKSh-së ka të nominuar Ragmi Mustafën . /Titulli.com/