PVD: Haliti po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të femrës shqiptare
Lokale

PVD: Haliti po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të femrës shqiptare

23.Sep.2014 11:45
0
Nëndega e PVD-së në Tërnoc, në mbledhjen e mbajtur të hënën ne mbrëmje, në të cilën veç çështjeve organizative është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve për Këshillin Nacional, ka gjykuar ashpër politikën revanshiste të autoriteteve komunale, të cilën po e zbatojnë përmes drejtorit Agim Haliti, ndaj të punësuarve të Direkcionit për Ndërtim.

Gjithë të pranishmit këtë politikë e kanë cilësuar si antikombëtare dhe jocivilizuese,meqë pasojat e saj po bien edhe mbi femrën shqiptare duke e shndërruar atë në objekt të diskriminimit të bazuar në bindjet politike të tjetrit, thuhet në kumtesën e PVD-së në Bujanoc. 

PVD vlerëson se është e paarsyeshme dhe johumane politika e Agim Halitit për përjashtimin nga puna të katër tërnocasve, meqë Haliti, si kryetar i BL të Tërnocit do të kishte obligim të dalë në mbrojtje të tyre si qytetarë të Bashkësisë lokale në krye të së cilës gjendet ai. 

“Aq më tepër Haliti, i cili në 10 vjetët e fundit, si fëmijë i privilegjuar, ka ndërruar mbi katër vende pune, disa prej të cilave edhe janë shuar, nuk ka të drejtë të tjerët të përjashtojë nga puna. Me këtë që po e bënë,  po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të mëtejmë të femrës shqiptare, të cilat kishte detyruar të fshijnë rrugët e fshatrave serbe”, thuhet në fund të kumtesës së lëshuar nga nëndega e PVD-së./Titulli.com/

PDSH vazhdon aktivitetin për futjen e zgjedhësve në regjistrin zgjedhorë
Ja çfarë i tha hoxha nga Bujanoci, Papa Françeskut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration