PVD: Haliti po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të femrës shqiptare
Nëndega e PVD-së në Tërnoc, në mbledhjen e mbajtur të hënën ne mbrëmje, në të cilën veç çështjeve organizative është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve për Këshillin Nacional, ka gjykuar ashpër politikën revanshiste të autoriteteve komunale, të cilën po e zbatojnë përmes drejtorit Agim Haliti, ndaj të punësuarve të Direkcionit për Ndërtim.Gjithë të pranishmit këtë politikë e kanë cilësuar si antikombëtare dhe jocivilizuese,meqë pasojat e saj po bien edhe mbi femrën shqiptare duke e shndërruar atë në objekt të diskriminimit të bazuar në bindjet politike të tjetrit, thuhet në kumtesën e PVD-së në Bujanoc.
PVD vlerëson se është e paarsyeshme dhe johumane politika e Agim Halitit për përjashtimin nga puna të katër tërnocasve, meqë Haliti, si kryetar i BL të Tërnocit do të kishte obligim të dalë në mbrojtje të tyre si qytetarë të Bashkësisë lokale në krye të së cilës gjendet ai.
“Aq më tepër Haliti, i cili në 10 vjetët e fundit, si fëmijë i privilegjuar, ka ndërruar mbi katër vende pune, disa prej të cilave edhe janë shuar, nuk ka të drejtë të tjerët të përjashtojë nga puna. Me këtë që po e bënë, po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të mëtejmë të femrës shqiptare, të cilat kishte detyruar të fshijnë rrugët e fshatrave serbe”, thuhet në fund të kumtesës së lëshuar nga nëndega e PVD-së./Titulli.com/