PVD ftesë për zgjedhjet parlamentare: Pjesmarrje për përfaqësim dinjitoz
Lokale

PVD ftesë për zgjedhjet parlamentare: Pjesmarrje për përfaqësim dinjitoz

21.Jun.2022 07:37
0
Kumtesë e Partisë për Veprim Demokratik
 
Pavarësisht presioneve që, në vazhdimësi, po vijnë nga Komisioni qendror zgjedhor, në procesin e zgjedhjeve parlamentare, tentativave për të penguar reprezentimin e shqiptarëve në parlament, Partia për Veprim Demokratik, bashkë me partnerët e koalicionit, do të vazhdojë të garojë në zgjedhjet e përsëritura në njësinë numër 6 në Tërnoc, që do të mbahen të ejten e 23 qershorit.
 
Në një takim me strukturat e veta, PVD, sot, sërish rithekson rëndësinë e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve në një situatë në të cilën, në mbarë Ballkanin Perëndimorë, priten vendime të rëndësishme të cilat mbarë rajonin duhet ta orientojnë drejt integrimeve euro-atlantike.
Edhe me këtë rast u ritheksua se lufta kundër diskriminimit shtetëror të Serbisë, i cili po shtrihet në të gjitha sferat e jetës e që po ngushton hapësirat për një perspektivë më të mirë, duhet të vazhdojë me të gjitha mjetet politike, prandaj, edhe beteja për përfaqësim të dinjitetshëm parlamenar mbetet një ndër objektivat kryesore të veprimit tonë politik.
 
PVD është e vetdijshme se ky proces zgjedhor që po zvarritet me ndërhyrje të shuma të shtetit, është shndrruar në lodhje për zgjedhësit e njësisë gjashtë, por, duke parë rëndësinë e momentit në të cilin ndodhemi, perspektivën në të cilën gjendet mbarë rajoni, i fton gjithë përkrahësit e dashamirët që, edhe kësaj radhe, t,i përgjigjen në mënyrë masive daljes në zgjedhje, për të dëshmuar fuqinë politike e përfaqësuese të shqiptarëve.
 
PVD, beson që, kësaj radhe, pavarësisht presioneve që po bën Beogradi zyrtarë, përfundimisht, tërnocasit do të vulosin me votën e vet fitoren e Kolaicionit të shqiptarëve të Luginës, për të siguruar mandatin e deputetit dhe përfaqësimit të dinjitetshëm politik, në organin më të lartë përfaqësues.
 
Përkrahja që kemi marrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, pozitë dhe opozitë, nga ato të Republikës së Shqipërisë dhe liderët politik shqiptar të Maqedonisë Veriore, janë dëshmi më e mirë se rruga jonë është e drejtë dhe meriton përkrahjen e secilit votues në njësinë numër 6.
 
Me qëllim të mobilizimit sa më të madh, bashkë me anëtarët e koalicionit, nesër, e marte më 21 qershor me fillim në ora 19:00 do të organizohet tubim me zgjedhësit e lagjes së Strukarëve, për të bashkëbiseduar për rëndësinë e daljes masive në këto zgjedhje.
Ju mirëpresim.
 
Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration