PVD e gatshme të shpëtojë Preshevën nga gjendja katastrofale
Lokale

PVD e gatshme të shpëtojë Preshevën nga gjendja katastrofale

19.Jan.2016 09:12
0
Kryesia e degës së PVD "“ së në mbledhje të përbashkët me kryetarët e nëndegëve në komunë të Preshevës vendosi që nga 22 janari të filloj serinë e tubimeve me anëtarësinë e PVD "“ së, që do të hapet me tubimin në Rahovicë.

Në këto tubime do të propozohen kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Preshevës duke u bazuar në përgaditjen profesionale dhe kualitetet e tyre morale dhe politike.

"Gjithashtu në këtë aktivitet të anëtarësisë së PVD – së do të kompletohen komisionet dhe trupat punuese që do të përgadisin programin zgjedhorë të PVD – së ku do të dominojnë projekte konkrete me të cilat udhëheqja e re e pushtetit lokal do ta shpëtojë komunën e Preshevës nga gjendja katastrofale ku e ka katandis menaxhimi i stërkequr i PDSH – së", thuhet në kumtesën e lëshuar nga PVD.

Sipas kës kumtese njëkohësisht në këto tubime përgaditore për fushatën zgjedhore të PVD – së do të finalizohen edhe përgaditjet për mbajtjen e Kuvendeve zgjedhore të Forumit të gruas dhe Forumit rinor në kuadër të degës së PVD – së në Preshevë.

Shoqata e Grave Afariste në Bujanoc, prezanton rezultatet e punës (Foto&Video)
Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" shënon "Flakën e Janarit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration