PVD dorëzon listën për zgjedhjet parlamentare (video)
Partia për Veprim Demokratik, sipas nënkryetarit të saj Shaip Kamberi, ka përmbush tashëm obligimin ligjorë për mbledhjen e dhjetëmijë nënshkrimeve të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit.Në këtë subjekt dominon optimizmi për sigurimin e një ulëseje në Kuvendin e Serbisë.
Ndryshe nga herët e tjera bartëse e listës është Ardita Sinani, anëtare e kryesisë së PVD-së, ndërkohë, kryetari aktual Riza Halimi nuk gjendet në asnjërën nga dy listat zgjedhore as në atë për zgjehdjet lokal ee as në listën për zgjedhjet parlamentare.
Sipas Jeton Ismailit, gazetarë, shembulli i Riza Halimit do të duhej të ndjekur edhe nga shumë lider partiak.
Parlamenti i Serbisë i ka gjithsejtë 250 ulëse, ndërkohë përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvend gjatë këtij mandati, sipas njohësve të rrethanave politike, është me rëndësi të madhe për shkak proceseve integruese nëpër të cilat pritet të kaloj Serbia./Baki Rexhepi-RTK/Titulli.com/