PVD: Deputeti ynë opozitar i qeverisë në Beograd, lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës të jetë unike
Partia për Veprim Demokratik përmes një kumtese ka njoftuar mes tjerash se deputeti i këtij subjekti duhet që në përbërjen e re të parlamenit, të veprojë nga pozicioni i opozitarit.
KUMTESË PLOTË E KRYESISË SË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK:
Kryesia e Përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik, gjatë ditës së sotme mbajti mbledhjen e saj të rradhës në të cilën shqyrtoi situatën aktuale politike.
Ndër temat kryesore të kësaj mbledhje ishte hapja nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht e kryeministrit Avdullah Hoti të Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Partia për Veprim Demokratik vlerëson lartë angazhimin e kryeministrit Hoti dhe Qeverisë në Prishtinë për hapjen e kësaj Zyre, e cila konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës. PVD, shpreh optimizmin e saj që ky hap do të kontribojë drejtpërdrejtë në mbrojtjen institucionale të shqiptarëve nga Republika e Kosovës dhe hap i rëndësishëm drejt vendosjes së parimit ndërkombtarisht të pranuar të reciprocitetit në të drejta.
Ditëve në vijim pritet të bëhet edhe formimi i Qeverisë së Serbisë. Pavarësisht bisedave të zhviluara me presidentin e Serbisë, nga ana e deputetëve shqiptarë dhe dorëzimit të listës me kërkesa konkretë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, edhe kjo përbërje e re e parlamentit qendror po dëshmon mungesën e vullnetit politik në Beograd për të trajtuar problemet jetësore të shqiptarëve.
Andaj, Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik, bazuar në vazhdimin e politikës diskriminuese shtetërore në raport me Shqiptarët e Luginës së Preshevës, vlerëson se deputeti i Partisë për Veprim Demokratik duhet që në përbërjen e re të parlamenit, të veprojë nga pozicioni i opozitarit.
Me këtë rast, PVD fton edhe dy deputetët tjerë nga lista e përbashkët që të jenë në këtë linjë, duke u angazhuar gjithashtu në përfshirjen e formimit të një grupi parlamentar me ato parti parlamentare që kanë kërkesa dhe orientim të përafërt politik me atë të Shqiptarëve të Luginës.
Kryesia e PVD-së, në këtë rast, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Këshillit Kombëtarë Shqiptar, gjegjësisht kryetarit Ragmi Mustafa, për zhvillimin me sukses të sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, problem ky që me decenie ka rënduar problematikën e arsimit në rajonin tonë.
Suksesi i KNSh-së, njëkohësisht ishte edhe përmbushje e zotimit tonë që fëmijëve shqiptarë t'i realizohet mundësisa e mësimit me librat e njejtë që mësojnë edhe fëmijët e Shqipërisë.
Shërbimi për Informim i Partisë për Veprim Demokratik