PVD: Arifi ka për qëllim izolimin e Luginës së Preshevës nga Kosova
Lokale

PVD: Arifi ka për qëllim izolimin e Luginës së Preshevës nga Kosova

10.Feb.2023 11:54
0

PVD ka reaguar ndaj veprimeve të Shqiprim Arifit, kryetar i komunës së Preshevës.

Kumtesa e plotë nga PVD:

Kujt po i shërben keqësimi i raporteve me Kosovën?

Në rrethanat kur po tentohet të ndërtohet narracioni se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili pritet të kurorëzohet me Marrëveshjen bazë, parimet e së cilës do të duhej të kenë vlerën univerzale, respektivisht të ndërtimit të simetrisë në trajtimin e ndërsjellë të pakicave mes dy shteteve, padia ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit kombëtar, e inicuar nga kryetari i Preshevës, po tënton të kriminalizojë jo vetëm Luginën e Preshevës, por, edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky narracion i ri, i cili po tentohet të ndërtohet për shqiptarët keqpërdorues në Luginë të Preshevës, ka për qëllim përfundimtarë, që çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës ta largojë nga agjenda e interesimit të faktorit vendimmarrës në proceset rajonale.

Po paditej Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila për herë të parë, në mënyrë sistemore, me buxhetin shtetërorë, ndau mjete të cilat drejtpërdrejtë u alokuan për nevojat e sektorit civil, medias, sportit e kulturës e tek qytetarët shqiptar të Luginës.

Çfarë mund të ketë të keqe në faktin që nga mjetet e Republikës së Kosovës për 4010 nxënës u paguan dhe u shpërndanë tekstet shkollore falas?

Çfarë mund të ketë të keqe në faktin që 107 studentë nga Lugina e Preshevës, me notë mesatare 7.5 u ndanë bursa në vlerë prej 1 mijë euro. Edhe kjo për herë të pare në këtë lartësi që nga viti 1989?

Çfarë mund të ketë të keqe në faktin që 78 projekte të organizatave të sportit, kulturës, medias dhe shoqërisë civile u financuan nga i njëti buxhet?

Gjithë ky angazhim e përkushtim, mund t’i pengojë vetëm atyre që, me buxhetet e tyre komunale, dëshirojnë t’i mbajnë të nënshtruara këto organizata, ashtu siç janë mësuar, ata që buxhetin komunal e konsiderojnë pronë të tyre apo klaneve të ngushta rreth tyre.

Por, tendenca e mjerë për të penguar pavarësimin e këtyre organizatave nga buxhetet komunale, paraqet vetëm njërën pjesë të tregimit.

Esenca e gjithë kësaj hallakame, e cila u tentua të ndërtohet, ka për qëllim izolimin e Luginës së Preshevës nga Kosova, shkëputjen e lidhjeve institucionale që po ndërtohen dhe intensifikohen gjithnjë e më tepër e sidomos përjashtimin e Luginës së Presheëvs nga agjenda e marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë e cila pritet të arrihet.

Serbia dhe presidenti i saj hapur deklarohen se i pengon vendosja e çfarëdo simetrie mes të drejtave të shqiptarëve dhe asaj që ajo kërkon për pakicën e vet në Kosovë.

Serbisë dhe presidentit të saj i pengon ndërtimi i çfarëdo simetrie në trajtimin reciprok të pakicave.

Serbisë dhe presidentit të saj i pengon ndërtimi i parimeve që kanë vlerë univerzale në mbarë Ballkanin Perëndimorë.

Serbia dhe presidenti i saj, dëshirojnë kushte të veçanta për pakicën e vet “hyjnore” në Kosovë.

Serbisë dhe presidentit të saj i pengon çfarëdo kërkesë për barazi që vjen nga shqiptarët e Luginë së Preshevës.

Pse i pengojnë gjithë këto Serbisë dhe presidentit të saj, është më se e qartë për secilin, por, pse në Luginë të Preshevës edhe sot, gjenden njerëz që agjendat e saj i çojnë përpara, këtu është problemi.

Gjithë kjo hallakamë që u bë ditëve të fundit për keqpërdorimin e trilluar nga kryetari i Preshevës dhe partia e tij, ka për qëllim diskreditimin e ndihmës që Kosova, në mënyrë institucionale, po e distribuon në Luginë të Preshevës.

Kjo ndihmë ka për qëllim ndërtimin e një shprese të re në rajonin tonë. Trillimi i aferave të këtilla ka për qëllim vrasjen e kësaj shprese të fundit.

Këtë nuk mund ta bëjë Serbia, ktë detyrë ajo ka lënë në duart e vazalëve shqiptarë.

Shërbimi për informim i PVD-së

Mustafi: Serbët s’kanë pse e kërkojnë Asociacionin, nuk janë të gatshëm të bëjnë asgjë për shqiptarët në Luginë
A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration