Pushteti aktual në Preshevë i diskriminon edhe mediat joshqiptare
Lokale

Pushteti aktual në Preshevë i diskriminon edhe mediat joshqiptare

21.Nov.2016 10:35
0
Koalicioni i gazetarëve dhe shoqatave të mediave (NUNS, UNS, NDNV, ANEM dhe Lokal press) kërkon që komuna e Preshevës ta anulojë konkursin për bashkëfinancimin e projekteve të mediave në vitin 2016, sepse është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Informimin Publik dhe Mediat e Republikës së Serbisë.

Në letër drejtuar Kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifit, Koalicioni dëshmon se konkursi për bashkë-financimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, haptas favorizon mediat që informojnë në gjuhën shqipe dhe i diskriminon të gjitha mediat e tjera.

Të drejtë për të marrë pjesë në konkursin e komunës së Preshevës, kanë “botuesi i mediave, mediumi i të cilit e ka selinë e vet në territorin e komunës së Preshevës … ndërsa prodhon program në gjuhët e pakicave nacionale, të cilat janë në përdorim zyrtar në komunën e Preshevës”, si dhe “personi juridik ose sipërmarrësi, i cili e ka selinë e në territorin e komunës së Preshevës, dhe i cili merret me prodhimin e përmbajtjeve mediatike … në gjuhët e pakicave nacionale në përdorim zyrtar në këtë komunë”. 

Duke pasur parasysh se selinë në territorin e komunës, nga mediat publike në gjuhët e pakicave kombëtare, e kanë vetëm mediat që informojnë në gjuhën shqipe, është e qartë se mediat e tjera janë të diskriminuara. 

Komuna e Preshevës edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit ka shpallur konkurs me të njëjtat kushte diskriminuese, me ç’rast Koalicioni ka kërkuar interpretimin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale. Në përgjigjet e të dy ministrive, është konfirmuar vlerësimi i Koalicionit se konkursi në Preshevë është i paligjshëm.

Ministria e Kulturës ka cekur se “është e qartë se me Ligjin mbi Informimin Publik dhe Media, saktësisht është përcaktuar rrethi i personave që mund të marrin pjesë në konkursin për bashkë-financimin e projekteve dhe se ai rreth i personave nuk mund të kufizohet përmes ftesës publike për pjesëmarrje në konkurs”. 

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje lokale u ka përkujtuar të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pakicave kombëtare në vendimmarrjen “për çështje të caktuara që lidhen me kulturën e vet, arsimin, informimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe alfabeteve. “Ministria ka treguar se “përfshirja e pakicave kombëtare në procedurën e ndarjes së fondeve buxhetore, ka për qëllim të ruajë kulturën dhe veçoritë kombëtare”, por në atë mënyrë “që të mos çojë në refuzim a priori të të gjitha programeve dhe projekteve në gjuhët e pakicave të tjera kombëtare si dhe të popullsisë shumicë”.

Koalicioni Mediatik me rastin e konkursit të ri diskriminuese të komunës së Preshevës, do të kërkojë reagimin e ministrive të përmendura, si dhe Avokatit për mbrojtjen e barazisë, Avokatin e Popullit, Konferencat e përhershme të qyteteve dhe komunave dhe Misionin e OSBE-së në Serbi”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga

Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe të medias:

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë 

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë 

Asociacioni i Mediave të Pavarura Eleketronike 

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës 

Është interesante se edhe qeverisja e re në Preshevë sillet absolutisht njëjtë si qeverisja e vjetër kur bëhet fjalë për mediat dhe konkursin mediatik, edhe pse “Aletrnativa për ndryshim” e sapo formuar dhe kryetari i saj Shqiprim Arifi, thonë se politika e tyre është krejtësisht ndryshe dhe e re.

Diplomat nga Kosova nuk po nostrifikohen, po shkelen mësimdhënësit në shkollat shqipe të Luginës
Ramadani: Ndërhyrjet në konkursin e mediave në Preshevë presion mbi informimin shqip
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration