Pushtet lokale dhe ministritë përkatëse penguan KKSH-në
Lokale

Pushtet lokale dhe ministritë përkatëse penguan KKSH-në

01.Dec.2014 14:55
0

Funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e kanë penguar në realizimin e objektivave pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë dhe ministritë përkatëse, ka vlerësuar ish kryetari i këtij institucioni Galip Beqiri.

Ai shpreson së këshilltarët e rinj të kuvendit të përgjithshëm të KKSH-së do të realizojnë objektivat e përcaktuara nga këshilli i mëparshëm që ka udhëhequr këtë institucion të pakicës shqiptare në Serbi, transmeton Titulli.

Beqiri thotë se udhëheqësia e mëparshme e Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nxjerrë vendime me rëndësi të veçantë për popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës, mirëpo pengesa kryesore për mos realizimin e këtyre vendimeve ishin pushtetet lokale dhe ministritë përkatëse në Beograd./Titulli.com/ 

 

Letër dëguar këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar

 

Galip Beqiri uroj këshilltarët e këshillit të posa zgjedhur të koalicionit prej tetë anëtarësh që e përbëjnë shumicën që gjatë periudhës katër vjeçare të realizojnë këto vendime të cilat i ka sjellë Asambleja e mëparshëm e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Këshilli I mëparshëm ka nxjerrë këto vendime me rëndësi të veçantë për popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës:

1. Vendimi për përdorimin zyrtar të Flamurit kombëtar të pandryshuar,

2. Vendimi për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

3. Vendimi për emërtimet e vendbanimeve shqiptare që është shpallur në Fletoren zyrtare,

4. Vendimi për shpalljen me interes të veçant të Shtëpive të kulturës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

5. Vendimi për shpalljen me interes të veçantë të Bibliotekave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

6. Vendimi për shpalljen me interes të veçantë të Enteve parashkollore në Preshevë dhe Bujanoc ,

7. Vendimi për shpalljen me interes të veçantë Shkollën e muzikës në Bujanoc ,

8. Vendimi për Emblemën e Këshillit Kombëtar Shqiptar,

9. Vendimi për zbatimin e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në Institucionet komunale, organizatat publike dhe Institucionet shtetërore,

10. Vendimi për themelimin e një Muzeu etnografik,

11. Kërkesa dërguar Ministrisë së Arsimit për lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Kosova dhe Shqipëria.

Grupi i këshilltarëve të opozitës i përbërë prej shtatë anëtarëve do ti mbështetë fuqishëm anëtarët e shumicës nëse arrijnë ti realizojnë këto vendime e që për ne ka qenë pengesa kryesore për mos realizimin e këtyre vendimeve pushtetet lokale dhe ministritë përkatëse.

Galip Beqiri – ish kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar tanimë udhëheqës I koalicionit për të drejtat e shqiptarëve

 

Me çka do të merret poltika nëse të rinjtë largohen nga Bujanoci?
Blic: KKSH nuk ka marrë leje për vendosjen e flamurit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration