Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Kamberi: Do të punësohen 3 mjek shqiptarë
Lugina

Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Kamberi: Do të punësohen 3 mjek shqiptarë

30.Sep.2019 14:48
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në Kuvendin Komunal ndër të tjera ka folur edhe për temën e cila është diskutuar gjithë javën e kaluar pra bëhet fjalë për marrjen e dy mjekëve të rinjë të nacionalitetit serb në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Kamberi ndër të tjera deklaroi se në konkursin nga komuna i cili do të mbyllet së shpejti dhe do të jenë 4 vende të reja të punës për mjek, e ndër ta 3 do të jenë shqiptarë deklaroi ai, shkruan Titulli.com.

“Informacioni që ju mungon është se shumë shpejt do të hapen edhe katër vende të reja të punës për mjek. Prandaj se në këto 4 vende të reja që do të shpallen do të arrijmë që ta sigurojmë mundësinë që të punësohen disa nga mjekët që janë pa punë. Në konkursin i cili do të mbyllet nesër apo pasnesër nga 4 mjek, tre shqiptarë do të shkojnë. Pra do të jetë një mundësi në të cilin komuna e Bujanocit do tw vazhdojë punësimin e mjekëve” – tha Kamberi.

Ndërsa këshilltari nga radhët e PD-së, Muhamet Jashri me fillimin e seancës ka kërkuar shkarkimi i drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit për shkak se në nevojë të mjekëve shqiptarë në fshatra si Tërrnoci dhe të tjerë është injoruar kërkesa. 

“Jap propozim i cili besoj se do të miratohet. Propozimi është shkarkimi i drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit, me arsyetim se pas vendimit të fundit që e ka marrë në konkursin për pranimin e putorëve të rinj dhe që u injoruar në tërësi, pa marrë kërkesat për shqiptarë në kohën kur në fshatrat Bilaç, Kunçul, Samolicë dhe Tërrnoc kanë mbet pa mjek dhe pa pediatër” – deklaroi Jashari. Vlen të thuhet se në fund të seancës pozita rrëzoi propozimin e këshilltarit të PD-së, për shkarkimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Haliti: E ardhmja e Luginës së Preshevës është e lidhur ngushtë me të ardhmen e Kosovës
Fillon zgjerimi i rrugës Gjilan-Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration