Pse të festojmë, Presheva në udhëkryq me probleme për ekzistencë?
Të ashtëquajturat " festa të fundivititË® çdoherë e më shumë na kanë varfëruar si moralisht, ashtu edhe sipërfaqësisht duke menduar, se ne ende nuk jemi vetëdijësuar.Shkruar nga Shefat Ademi-Preshevë;
Festat çdoherë kanë atë laramaninë e vet sepse çdokush është i lirë të festojë ashtu si i teket, duke mos i bërë dëm tjetrit. Që nga paslufta e këndej, shqiptarët festojnë festat e quajtura të “fundvitit“, duke menaxhuar shuma të majme, që nuk konsiston me realitetin tonë, sepse në vend, se të festojmë këto festa ne kemi derte dhe halle të pafundme, që na kanë pllakosur viteve të fundit.
Presheva e ndodhur në një udhëkryq që nuk e dimë çka do të ndodhë në të ardhmen me qytetarin që ballafaqohet me probleme ditore për ekzistencë, bujku i shkretë i cili punon pa ndërpre, që djersa e tij mos të shkoj kot, studenti i cili ballafaqohet me sigurimin e të hollave për të studiuar, të diplomuarit që bredhin rrugëve për të kërkuar punë, qytetari i cili memzi siguron të ardhurat familjare, kjo na bën që ne mos të festojmë, por të qajmë hallet dhe brengat, që na u kanë ngjitur tash e sa vite.
Të ndodhur në një situatë të palakmueshme, na bënë më skeptik, duke aluduar edhe në politikëbërjen tonë tash e sa vite. Mërgata jonë e cila çdoherë është me qytetarët tanë, është për levërdi, sepse sadopak ajo çdoherë i del në ndihmë popullatës tonë, e cila e mbetur në papunësi të madhe rrezikon të emigrojë në vendet e BE-së.
Për të ashtëquajtura “ festa të fundivititË®, do të doja një arsim më cilësor, ku do të dalloheshin nxënësit e shkëlqyeshëm, dhe t´i jipet mundësia, që të dalin edhe në arenën ndërkombëtare, për të shpalosë dijen e tyre, do të doja të kemi një politikë në shërbim të qytetarit, do të doja lexues të shkëlqyeshëm duke parë që leximi çdoherë e më shumë po largohet, sepse shihet që shumë njerëz e kanë braktisur leximin me shkas, se nëse lexojnë prapë atë dije që e fitojnë nuk kanë se ku ta shpalosin, do të doja që studentët tanë, që studijojnë jashtë vendin të kthehen në vendin tonë sepse siç thotë poeti ynë Mitrush Kuteli se: “Atdheu mbetet atdhe, bile edhe atëherë kur të vretË®, do të doja që të hapen punësime të reja duke ditur se kemi një shoqëri të shëndoshë, që me të vërtetë meriton të depërtojë në arenën ndërkombëtare. Sa më pak politikë aq më shumë zhvillim ekonomik, e jo shumë politikë e e pak zhivillim ekonomik.
Dersia politika gjithmonë bën bilancin për fundvit, ne këtu i shikojmë me hamendje sepse na interson shumë duke mos menduar për vete.
Dy shtetet tona Shqipëria dhe Kosova kanë brengat e veta sepse politikanët e këtyre shteteve kanë ambicien si të pasurohen e lëre më qytetin e Preshevë, që e kanë harruar tash e sa vite.
Në vend se të mburremi për festat e fundivit të vazhdojmë të punojmë, të ecim para pa dallime partiake, sepse kjo është më e rëndësishme për neve, si qytetarë të Luginës duke mos aluduar të tjerët për kompromise subjektive e tekanjoze, që çdoherë ka mbizotëruar në shpirtin dhe mendjen e shumë personaliteteve tash e sa vite.