Diaspora shqiptare festoi për herë të parë në Bujanoc (foto&video)
Diaspora shqiptare e komunës së Bujanocit mori pjesë në programin festiv të organizuar nga shtëpia e kulturës në bashkëpunim me Shoqëritë Kulturore Artistike " Zëri i Luginës " dhe "Shqiponjat".Bashkatdhetarët përjetuan momente gëzimi nga vallet, këngët e prezantuara nga solist vendor dhe të ardhur nga diaspora ku edhe vallëzuan brenda sallës që shihen në videt e mëposhtme.
Para publikut është paraqitur me dy këngë edhe Bardhyl Ahmeti shqiptarë i komunës së Bujanocit që jeton dhe vepron ën diasporë, Fatmir Fejzullahu këngëtar dhe orkestra nga Kosova.
Për pjesëmarrësit ishte përgatitur edhe një koktej me ushqime tradicionale dhe kjo ishte hera e parë e një organizimi të tillë institucional për diasporën shqiptare./Titulli.com/