Pse s'po njihen në Serbi diplomat e Kosovës për studentët shqiptarët të Luginës së Preshevës (video)
Lokale

Pse s'po njihen në Serbi diplomat e Kosovës për studentët shqiptarët të Luginës së Preshevës (video)

07.Jul.2016 10:36
0
Paralajmërimet se diplomat e Universiteteve të Kosovës do t'i njohë Serbia, nga 1 prilli, përveç një lajmi të mirë për të diplomuarit shqiptarë në Luginën e Preshevës, nuk ka dhënë asnjë efekt.

Në Komisionin për Arsim të Lartë në Këshillin Nacional Shqiptar, thuhet se nuk ka përparim për njohjen e diplomave.

Zejni Fejzullahu, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar thotë se as Ministria e Arsimit e Kosovës nuk po jep informacione rreth kësaj çështjeje.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit në Bujanoc, mendon se zgjidhja e problemit të diplomave bëhet vetëm përmes presionit diplomatik ndaj Serbisë.

Ndërsa, Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, mendon se moszgjidhja e njohjes së diplomave është rezultat i mungesës së gatishmërisë së faktorit ndërmjetësues.

Pasojat e mos jetësimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave, të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, më së shumti po i vuajnë shqiptarët e Luginës, të cilët tradicionalisht arsimimin universitar e përfundojnë në Kosovë./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/

 

Nuk ka rrezik për terrorizëm në Luginë, problemet e Bashkësive Islame të zgjidhen përmes institucioneve
Në pikëkalimet kufitare të Shqipërisë 4 të arrestuar, një nga Lugina e një nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration