Pse po përzihet KBI në çështjet politike në Bujanoc, kush dhe a janë sponzorizuar vizitat?
Lokale

Pse po përzihet KBI në çështjet politike në Bujanoc, kush dhe a janë sponzorizuar vizitat?

07.Jun.2020 09:39
0

Kryesia e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc gjatë javës ka realizuar takime me disa përfaqësues të listave shqiptare që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Bujanoc më 21 qershor, shkruan Titulli.com. 

Sipas njoftimit të këtij institucioni fetarë kjo vizitë është bërë me qëllim të unifikimit politik shqiptarë për një koalicion paszgjedhorë të mundshëm me shumicë shqiptare në kuvendin komunal.

“Kryesia e Këshillit të bashkësisë Islame në Bujanoc, më datën 5 dhe 6 qershor, vizitoi katër partitë politike në komunën e Bujanocit, në prag të fushatës zgjedhore, me qëllimin që të zhvillohet një fushatë e qetë dhe e mençur, dhe për të patur një unitet politik për rrjedhat politike të ditëve të ardhshme, e sidomos për Luginën e Preshevës, dhe gjithashtu që faktori Shqiptar në Bujanoc pas zgjedhjeve, të ketë koalicionin me shumicën Shqiptare në kuvendin komunal”, thuhet mes tejrash në njoftimin e KBI-së.

Për opinion e këtushëm lokal janë të njohuar faktet e përçarjeve të grupeve fetare në komunën e Bujanocit edhe ate duke funksionuar në këshilla të ndryshme të bashkësisë islame dhe të ndara e shpesh herë duke akuzuar njëri tjeterin se cili këshill është me Serbi e e cili me Kosovë. 

Burime të redaksisë së Titulli.com thonë se vizita e KBI-së ka shfaqur një dyshim për devijim të rolit të tyre edhe në proceset politike e aq më pak rolit të unitetit kur ata vetë janë burim i përçarjeve mes vete për çështjet e organizimit fetarë në komunën e Bujanocit. 

Të njëjtat burime thonë gjithashtu se kjo vizitë është parë më dyshime se është sponzorizuar-moralisht nga subjekte politike që kanë frikën e humbjes zë zgjedhjeve lokale dhe partnerëve lokal.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc në njoftimin e tyre ka shkruar se gjatë vizitave u sqarua qëllimi dhe u kërkua që të kihet një kujdes në përdorimin e fjalorit të ashpër dhe ofendues në këto zgjedhje,, dhe të mos jepen premtime që nuk mund te ralizohen sepse kështu mashtrohen të rinjtë tanë./Titulli.com/

Vuçiq: Po e pres propozimin për Kosovën, foli edhe për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration