Pse Gent Cakaj e “favorizoi” Shqiprim Arifin?
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj javën e kaluar bëri bashkë disa nga përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës me të cilët nënshkroi edhe marrëveshje në Tiranë.
Ai pas këtij takimi ka përshëndetur përpjekjet për t’u unifikuar me një listë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në pjesën e parë të këtij viti në Serbi., shkruan Titulli.com.
Pas publikimit të parë të tij për të uruar pjesën e spektrit politik që morri pjesë në takimin e realizuar në Tiranë, Gent Cakaj ka shkruar për herë të dytë rreth kësaj çështje duke favorizuar indirekt në deklaratën e tij, Shqiprim Arifin.
“Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake”, ka shkruar Gent Cakaj në profiline tij në facebook.
Kjo mbështetje e tij indirekte për Shqiprim Arifin, kinse është duke shfaqur gatishmëri për unfikim ka krijuar huti tek grupi grupi i pjesësshëm i posaformuar i unitetit në Luginë duke pasur parasysh edhe rrugëtimin politik të Shqiprim Arifit nga viti 2015 dhe parcelizimi i skenës politike në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Në Tiranë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për t’u unifikuar në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare ishin përfaqësues tw tre partive politike PVD, APN, LPD dhe grupi qytetarë LR-PDSH të cilët në tërësi në kuvendet komunale në Bujanoc dhe Preshevë përbëjnë 42 këshilltarë shqiptarë nga 65 sa ka gjithsejt me komunën e Medvegjës.
Deri më tani këtë marrëveshje në mënytë të vrazhdë e ka kundërshtuar Partia Demokratike Shqiptare ndërsa Partia Demokratike është shprehur se do të marrë vendim në të ardhmen./Titulli.com/