Lokale
Protesta mund të marrë kahje tjetër?
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, në mbledhjen e mbajtur sot në orët e pasditës ka vendosur që kryetari i deritanishëm, Ragmi Mustafa ta vazhdojë punën në kabinetin e tij të komunës së Preshevës dhe udhëheqjen e partisë, raporton Titulli.
Ndërsa nesër është paralajmëruar të organizohet një protestë gjithëpopullore në Preshevë ku do të dërgohen mesazhe për të gjitha padrejtësit që po i bëhen shqiptarëve në Luginë.
Kryesia e PDSH-së vlerësoi se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore.
Protesta e paralajmëruar për nesër në orën 12:00 në Preshevë mund të marrë krejtësisht kahje tjetër.
Burime informacioni i kanë thënë Titullit se një grupacion tejet i madh në shenjë pakënaqësie nesër do të kërkoj dorëheqjen e udhëheqësisë komunale në Preshevë. Në mesin e tyre ka edhe familjarë të dëshmorëve dhe veteran të luftës.
Sipas këtij burimi, kah mesi i protestës do të fillojnë brohoritjet “ Dorëheqje-Dorëheqje “. Ky grup protestuesish pushtetin lokal në Preshevë e sheh si fajtorin kryesor për largimin e lapidarit.
Ndryshe, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kishte premtuar vet disa herë se në rast të largimit të pllakës përkujtimore do të jap dorëheqje./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!