Lokale
Gjendet lapidari i UÇPMB-së
Derisa kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sot nuk diti të jap informacione për vendndodhjen e lapidarit të hequr para “hundës” së tij, janë qytetarët ata që gjetën këtë gurë të çmuar
Një qytetarë nga Bujanoci, i njohur për redaksinë e Titullit, ka raportuar me kusht anonimiteti për vendndodhjen e lapidarit të dëshmorëve.
Lapidari gjendet në fshatin Davidoc të komunës së Bujanocit, në depon e xhandarmërisë.
“Isha në spitalin e Vranjës dhe në momentin që po kthehesha, në fshatin Davidoc, në depon e xhandarmërisë pashë të gjitha makineritë e parkuara, në mesin e tyre edhe lapidarin i cili ende është duke qëndruar në rimorkion e kamionit me të cilin është bartur”, i tha ky qytetarë Titullit.
Gjatë konferencës së sotme kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa nuk dha asnjë informacion rreth vendndodhjes së lapidarit.
“Zotri Mustafa, a ka mundësi të sqaroni se çfarë ndodhi me fatin e lapidarit?”, ishte pyetja e gazetarit, në të cilën Mustafa u përgjigj:
“Lapidari është si burgosje që nuk është hera e parë dhe kurrë nuk e dimë se ku mbarojnë”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!