Propozohen shërbimet e komunalisë në Bujanoc, më të shtrenjtat në gjithë Serbinë
Këshillit komunal të komunës së Bujanocit i është propozuar rritja e çmimeve për 10% të shërbimeve të ndërmarrjes publike "Komunalia", shkruan Titulli.com.Në mbledhjen e fundit kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka arsyetuar rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të derivateve dhe në mënyrë që të ofron qytetarëve shërbime të më mira.
Ndërmarrja publike “Komunalia” i ka propozuar këshillit komunal propozimin e çmimores së re për ujin nga 62.4 në 46.4 dinarë për metër kub pa tvsh ndërsa për sistemin e ngrohjes nga 114.36 dinarë të rritet në 126 dinarë për metër katror.
Këto propozime për qytetarët e komunës së Bujanocit paraqesin shërbimet gati më të shtrenjta në gjithë Serbinë.
Në qytetin e Vrajës për sistem të ngrohjes paguajnë 90 dinarë për m2 ngjashëm edhe në Kralevë.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim qytetarë për rritjen e çmimeve të këtyre shërbimeve të cilët do të hynë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti./Titulli.com/