Propozohen shërbimet e komunalisë në Bujanoc, më të shtrenjtat  në gjithë Serbinë
Lokale

Propozohen shërbimet e komunalisë në Bujanoc, më të shtrenjtat në gjithë Serbinë

27.Sep.2017 08:46
0
Këshillit komunal të komunës së Bujanocit i është propozuar rritja e çmimeve për 10% të shërbimeve të ndërmarrjes publike "Komunalia", shkruan Titulli.com.

Në mbledhjen e fundit kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka arsyetuar rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të derivateve dhe në mënyrë që të ofron qytetarëve shërbime të më mira.

Ndërmarrja publike “Komunalia” i ka propozuar këshillit komunal propozimin e çmimores së re për ujin nga 62.4 në 46.4 dinarë për metër kub pa tvsh ndërsa për sistemin e ngrohjes nga 114.36 dinarë të rritet në 126 dinarë për metër katror.

Këto propozime për qytetarët e komunës së Bujanocit paraqesin shërbimet gati më të shtrenjta në gjithë Serbinë.

Në qytetin e Vrajës për sistem të ngrohjes paguajnë 90 dinarë për m2 ngjashëm edhe në Kralevë.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim qytetarë për rritjen e çmimeve të këtyre shërbimeve të cilët do të hynë në fuqi nga 1 tetori i këtij viti./Titulli.com/

Shpallet lista preliminare për bursat e nxënësve të shkollave të mesme në Luginë
Shaip Kamberi bashkëbisedim me të rinjtë e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration