Propagandë mediale: Ushtria e Kosovës niset për Preshëvë, Bujanoc dhe Medvegjë! ?
“Serbia në rrezik! Ushtria e shtetit të rrejshëm niset në ekspeditë në jug të vendit tonë! Zbulohet plani shokues i shqiptarëve”. Ky është titulli me të cilin dy portale serbe, “Srbija danas” (Serbia sot) dhe “Kurir” (Korieri) dhe me ilustrimin si ky lart, alarmojnë serbët nga “rreziku” i formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Formimi i të ashtq ushtri e Kosovës është kërcënim serioz për sigurinë e Serbisë! Shqiptarët janë të gatshëm që 5.000 pjesëtarë të këtyre forcave të armatosura t’i përdorin jo vetëm për ndërhyrje për pushtimin e veriut të Kosovës, por edhe për agresion në jug të Serbisë, përkatësisht komunat Preshëvë, Bujanovc, Medvegjë, për realizimin e planeve të tyre separatistë, tërheqin vërejtjen bashkëbiseduesit”, shkruajnë këto media.
“Paniku e frika”, të cilën ua përshkruajnë serbëve të Kosovës këto medie, në fakt duhet të jetë mu qëllimi i këtij shkrimi, i cili, në vazhdim, duke spekuluar në mënyrë më të paskrupullt, thotë:
“Nga ana tjetër, serbët e Kosovës thonë se nga Prishtina tashmë po arrijnë paralajmërime se këto forca do të kenë të drejtë të lëvizin anembanë Kosovës, gjë që në popull shkakton panik e frikë nga vala e re e dhunës”, transmeton Titulli.com.
Më pas citohet njëfarë eksperti për konflikte, Dragan Simeunovic, i cili thotë se procesin e transformimit të FSJK-së në ushtri të Kosovës është vështirë ta ndalosh, sepse kjo përputhet me interesat e disa fuqive botërore, ndër të cilat edhe ShBA-së.
“Shqiptarët do të mund ta përdorin këtë ushtri, sidomos para hyrjes eventuale në NATO, jo vetëm për marrjen e veriut të Kosovë, por edhe për agresion në jug të Serbisë – komunat Preshëvë, Bujanovc, Medvegjë, për realizimin e planeve të tyre separatiste, tërheqin vërejtjen “eksperti” Simeunovic.
Ajo që është e nënkuptueshme e normale – që Ushtria e Kosovës të ketë të drejtë të lëvizë në mbarë territorin e Kosovës, për nënkryetarin e Lsitës serbe Igor Simic është “frikë” për serbët, “e cila kërkon vigjilencë”.
Ai beson se në Prishtinë e në qarqet ndërkombëtare “ekziston vetëdije e mjaftueshme që të mos ndërmerren aksione të tilla, sepse në këtë mënyrë drejtpërdrejt do të rrezikohet paqja e siguria e tërë qytetarëve”.
Citohet edhe njëfarë Orhan Dragas, ‘analist i sigurisë’, sipas të cilit transformi i FSK-së në ushtri do të ishte “rrezik i madh për komunitetin serb, sidomos në veri të Kosovës”./Titulli.com/