Promovohet libri me punime shkencore për shqiptarët e Luginës së Preshevës në ish-Jugosllavi (foto)
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc promovohet libri me punimet shkencore "Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore" e botuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari e Luginës së Preshevës.Xhemaledin Salihu nga kjo shoqatë tha se libri është një trashegimi e cila do t’i mbetet shumë gjeneratave të reja të cilët do të kenë në duart e tyre një hulumtim shkencor kushtuar një periudhe shumë të mundimshme të popullit.
Libri është një dokument i një rëndësie të vacantë që autorët dhe pjesemarrësit e Konferencës Shkencore e cila u mbajt në Preshevë më 12 dhe 13 dhjetor në vitin 2014, i bënë dhuratë qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin aktivist të ndryshëm të jetës shoqërore jo vetëm nga Lugina e Preshevës por edhe nga Kosova e Maqedonia .
Jonuz Fetahaj redaktor dhe lektor këtë libër e cilësoi si një krijimtari shkencore me vlera të veçanta historike e cila i jep pak drit fakteve dhe ngjarjeve e mundimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Për librin foli edhe Sevdail Hyseni duke i vlerësuar punimet që në mënyrë shumë të hollësishme i shtjellojnë gjendjen e shqiptarëve në këtë rajon.
Për të pranishmit u prezantua edhe një program kulturorë ku disa të rinjë recitian poezi me karakter kombëtar./Titulli.com/