Lokale
Promovohet libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot”
Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës u promovua libri me titull: “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot” botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginë të Preshevës, me seli në Preshevë.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, Xhemaledin Salihu, në evenimentin e promovimit të librit foli për aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe Shoqata, në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës preshevare. Përshëndeti mysafirët nga Tirana, Tetova, Prishtina, Gjilani, Bujanoci dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi. Po ashtu përshendeti donatorët, mediat,Grupin muzikor “Sinkopa”.
Fjalën hyrëse e pati profesor doktor, Agron Xhagolli nga Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai në mes të tjerave tha:”Këngët e dasmës që janë praktikuar në Luginë të Preshevës përgjithësisht sjellin edhe mentalitetin, psikologjinë, raportet familjare dhe shoqërore në kohë të ndryshme”.
Redaktori i librit, kandidat për doktoranturë, MA Ferid Selimi, Doktorant i shkencave të komunikimit dhe të informimit në Universitetin Publik të Tiranës,
dhe profesor doktor Mustafë Ibrahimi, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës kanë folur për rolin e librit “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot”. Evenimentin e përshëndeti edhe zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Dr. Skender Destani i cili potencoi se identiteti shqiptarë ruhet përmes dokeve dhe zakoneve shqiptare tradicionale.
Pjesë nga libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë deklamoi Dionesa Ebibi nga Bujanoci, me invencion dhe një zë të bukur, ndërsa recituan Nurije Osmani dhe Arbenita Bajrami nga Presheva.
Këtë evenimetn e përshëndeti edhe Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës “Bytyçi” nga Malësia e Gjakovës(Tropojë), i cili pasi përshëndeti të pranishmitë, një libër të monografisë së Malësisë së Gjakovës dhe disa gazeta, botim të Shoqatës i dhuroi kryetarit të komunës së Preshevës.
Më pastaj kryetari i Shoqatës “Bytyçi” i ndau titullin e lartë patriotik “Aristidh Kola” të patriotit dhe atdhetarit Çam, Xhemaledin Salihut, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, për nder të sakrificës së madhe që ka bërë ai në pasurimin e veprimtarisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pastaj Shoqata për Trashëgimi ndau mirënjohje Donatorëve, në shenjë të kontributit të dhënë në financimin e veprimtarisë dhe aktiviteteve të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari që nga themelimi I saj, me 16 tetor 2010 deri me sot, që kap periudhën prej 3 viteve. Mirënjohjet i ndau Zeqirja Fazliu, anëtar i Këshillit drejtues të Shoqatës.
Mirënjohje iu ndan: Këshilli komunal Preshevë, Këshillit komunal Bujanoc, Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Vullnet Latifit Preshevë, Gorenje niti tiki company – Prishtinë, Ndërmarrjes “Fluidi” Preshevë, Ndërmarrjes “Saba-Bellça” Preshevë, AT “Ditori-Reisen” Raincë, AT “Mimoza 93” Preshevë, .Ndërmarrjes ”Zeniti” Preshevë, Ndërmmarrjes “Vlora com” Preshevë, Industrisë së drurit “Nura” Preshevë, Sallonit të mobilieve “NITA Center” Preshevë, Këmbimores “Osi” Preshevë, Gold Shop “LIÇA” Preshevë.
TV Preshevës iu nda mirënjohja në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në informim dhe përcjellje të vazhdueshme të veprimtarisë dhe aktiviteteve të Shoqatës që nga themelimi i saj.
Mirënjohje iu nda Agron Isa Gjedisë, kryetar I Shoqatës “Bytyçi” për bashkëpunim të ngushtë dhe kontributin e mirë të dhënë në lëvrimin e traditës popullore kombëtare shqiptare.
Në fund mirënjohje iu nda edhe Leart Hajrullahut dhe Bardh Mehmetit, për kontributin e dhënë në realizimin e projektit 6 mujor me titull: “Trashëgimia jonë, puna jonë-trashëgimia jonë, pasuria jonë"./Xhemeladin Salihu/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!