Promovohet katalogu me emra dhe mbiemra shqip në Bujanoc
Në fakultetin e ekonomik në Bujanoc është prezantuar katalogu me emrat dhe mbiemrat shqiptarë më të zakonshëm, i cili është punuar me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Serbi.
Ky katalog përmban 3.134 emra shqiptar dhe 530 mbiemra që të cilët janë të shkruar në mënyrë të drejtë në gjuhën shqipe dhe serbe edhe atë në cirilikë.
Sipas përfaqësuesve qëllimi I këtij publikimi do të sjellë përgatitje efektive për të drejtën e emrit personal dhe shkrimit të tij në gjuhën e pakicave kombëtare në Serbi.
Katalog është përgatitur nga Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, Trupin Koordinues dhe Misionin e OSBE-së në Serbi./Titulli.com/