Promovohet fletushka për fëmijë parashkollor " Siguria ditore" në Preshevë
Lokale

Promovohet fletushka për fëmijë parashkollor " Siguria ditore" në Preshevë

22.Dec.2018 08:06
0

Në ambientet e Entit Parashkollor në Preshevë para një numri të konsiderueshëm të edukatoreve, fëmijëve, prindërve, studenteve të drejtimit për edukatore dhe mysafirëve të pranishëm u promovua fletushka për fëmijë parashkollor me titull "Siguria Ditore". 

Fletushka është përgaditur nga Safet Osmanovic edukator pran Entit dhe Shkelzen Limani pedagog i specializuar në Ent.

Inicimi i idesë dhe mbështetje e plotë financiare për shtypin dhe botimin e fletushkës është mbështetur nga bashkatdhetari ynë Avnija Hafuzi që jeton e vepron në Budabest dhe mbështetjen organizative të drejtorit të Entit.

"Kjo fletushkë është dhurata më e duhur për fëmijët në vigjilje të festave të fundvitit. T'i mësojm fëmijët ta vlerësojnë librin dhe leximin, e t'i çmojnë dhuratat që ndikojnë në aspektin e formimit intelektuale e shpirtore sepse dhuratat materjalet janë të përkohshme, që fëmijëve ka mundësi t'i japin shprehi jo të mira", thuhet në njoftimin për media.

Fletushka përmban 9 tema apo aktivitete përmes të cilave edukatoret ose prindërit gjatë punës me fëmijët, përmes bisedës do t'i konstatojn sjelljet e mira, e ato të pa duhura gjatë përditshmërisë sidomos ato në fushën e sigurisë.

Po ashtu përmes ngjyrosjes (fëmijët) do ta zhvillojn imagjinatën, intelegjencën për artin dhe komunikimin për situata të përditshmërisë.

Gjithashtu përmes kësaj do të njihen me kultura të ndryshme gjuhësore dhe respektimin e diversitetit në mes tyre, pasi që fjalimet gjatë promovimit dhe fletushka ato shkrime që përmban përpos figurave dhe vizatimeve , janë në gjuhën shqipe, sërbe e rome. 

Organizatorët kanë vlerësuar se kjo të jetë një nismë e mbarë për projektet e ardhshme ekipore multietnike me qëllim edukativ në mbështetje të bashkëatdhetarëve./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration