Programi i Sinanit: Digjitalizim, zhvillim ekonomik, zonë industriale dhe muzeu etno-kulturor (video)
Lokale

Programi i Sinanit: Digjitalizim, zhvillim ekonomik, zonë industriale dhe muzeu etno-kulturor (video)

20.Dec.2017 08:31
0
Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani gjatë shpalosjes së programit para simpatizuesve është shprehur se asnjëherë nuk ka lejuar dhe nuk do të lejoi që agjenda e saj të dirigjohet nga strukturat shtetërore të Beogradit.

Sinanit tha se programi  kësaj partie ofron qeverisje të mirë dhe efikase përmes qeverisjes në dobi të qytetarit,  zhvilimit ekonomik të komunës,  ngritjes të kapaciteteve në të gjitha veprimtarit publike si dhe investimet kapitale.

Qeverisje në dobi të qytetarit sipas Sinanit nënkupton një administratë komunale të digjitalizuar të eliminimit të korrupsionit dhe keqpërdorimeve dhe familjarizimin në punësim.

“Zhvillimin ekonomik kjo parti e sheh përmes programeve për punësimin e kuadrove të reja dhe programin socio-ekonomik, si dhe me subvencionimin e bujqësisë blegtorisë ndërmarrësin dhe organizatat joqeveritare duke shfrytëzuar të gjitha fondet e Bashkësisë Evropiane për bashkëpunim ndërkufitar dhe rajonal”, thekosi Siani..

Ajo duke folur për programin e PVD-së tha se prioritet e kanë hapjen e vendkalimeve kufitare të reja, vazhdimin dhe funksionalizimin e zonës industriale dhe zgjerimin e kapaciteteve për një lokacion tjetër.

Shëndetësia është një fushë tjetër ku Sinani premton përmirësim të shërbimeve dhe sigurim të mjeteve dhe materialeve në nevojë si dhe kompletimin e maternitetit të Preshevës.

Sinani para masës premtoi arsim cilësor me tekste në gjuhën shqipe dhe mësimdhënës të licencuar që do të thotë njohjen e diplomave, organizimin e provimeve profesionale si dhe objekte të shkollave të kompletuara me salla të edukatës fizike dhe kabinete modern.

Sinani premtoi hapjen e një muzeu etno-kulturor për ruajtjen e vlerave kulturore, informim profesional dhe objektiv sigurimi i infrastrukturës sportive si dhe zhvillim e kuzhinës kombëtare si e para e këtij lloji në Preshevë. 

Për më tepër rreth programit politik shikoni videon:  

Arifi: Presheva pa programe zgjedhore, akuza dhe fyerje (Video)
BDL dhe Nisma e re për Preshevën: Program zhvillimorë në arsim, shëndetësi dhe kulturë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration