Programi i Salihut: Zhvillim ekonomik, dy shkolla të reja, mbështetje familjes shqiptare (video)
Lokale

Programi i Salihut: Zhvillim ekonomik, dy shkolla të reja, mbështetje familjes shqiptare (video)

19.Dec.2017 13:48
0
Sami Salihu, përfaqësues i Lëvizjes për Reforma duke folur për programin zgjedhor tha se duke pasur parasysh gjendjen ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës program i kësaj partie është i fokusuar në fushën e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Kryesisht jemi të përqendruar në zhvillimin e biznesit të mesëm dhe të vogël të cilat kategori këto që gjenerojnë më shumë  vende pune duke i mbështetur qoftë me subvencione qoftë me infrastrukturën që mund të krijoj pushteti lokal, theksoi ai.

“Tek arsimi si risi është ndërtimi i dy shkollave të reja si një aneks tjetër të shkollës fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë dhe ndërtimin e një shkolle në fshatin Rahovicë që të krijohen kushte për zhvillimin e mësimit fillor të zhvillohet vetëm në ndërrimin e paradites”, u shpreh Salihu.

Risi tjetër e programit të  Lëvizjes për Reforma  PDSH sipas Salihut është edhe planifikimi familjar ku çiftet e reja do të mbështeten financiarisht për zgjerimin e familjes së tyre dhe do të mundohemi të ndalimin e zbrazjen e shkollave tona nga nxënësit.

Mbrojtja sociale zë vend të rëndësishëm në programin tone ku do të kemi një ridimenzionim të fondit humanitar dhe margjinalizimi i kategorisë me të meta në zhvillim që të integrohen në institucione dhe të punojnë.

Problematika e ujit të pijshëm është njëri ndër prioritetet dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në përgjithësi të qytetarëve të komunës së Preshevës dhe problematika e mbledhjes së mbeturinave , u shpreh ai.

Salihu theksoi se stabiliteti politik mund të arrihet vetëm përmes unifikimit të faktorëve politik sepse vetëm duke qenë të unifikuar mund të arrihet në realizimin e kërkesave tona.

Salihu tu shpreh mes tjerash se është bërë praktike që qytetari të dëgjohet vetëm në kohën e zgjedhje andaj pretendoj që të hiqet kjo praktikë dhe qytetari të dëgjohet edhe gjatë 4 viteve sa jemi në pushtet.

Për më tepër rreth programit politik shikoni videon:  

Buxheti për bujqësi jo stabil në Bujanoc, fshihet lista e përfituesve (video)
Arifi: Presheva pa programe zgjedhore, akuza dhe fyerje (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration