Programi i Salihut: Zhvillim ekonomik, dy shkolla të reja, mbështetje familjes shqiptare (video)
Sami Salihu, përfaqësues i Lëvizjes për Reforma duke folur për programin zgjedhor tha se duke pasur parasysh gjendjen ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e komunës së Preshevës program i kësaj partie është i fokusuar në fushën e zhvillimit ekonomik të kësaj komune.Kryesisht jemi të përqendruar në zhvillimin e biznesit të mesëm dhe të vogël të cilat kategori këto që gjenerojnë më shumë vende pune duke i mbështetur qoftë me subvencione qoftë me infrastrukturën që mund të krijoj pushteti lokal, theksoi ai.
“Tek arsimi si risi është ndërtimi i dy shkollave të reja si një aneks tjetër të shkollës fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë dhe ndërtimin e një shkolle në fshatin Rahovicë që të krijohen kushte për zhvillimin e mësimit fillor të zhvillohet vetëm në ndërrimin e paradites”, u shpreh Salihu.
Risi tjetër e programit të Lëvizjes për Reforma PDSH sipas Salihut është edhe planifikimi familjar ku çiftet e reja do të mbështeten financiarisht për zgjerimin e familjes së tyre dhe do të mundohemi të ndalimin e zbrazjen e shkollave tona nga nxënësit.
Mbrojtja sociale zë vend të rëndësishëm në programin tone ku do të kemi një ridimenzionim të fondit humanitar dhe margjinalizimi i kategorisë me të meta në zhvillim që të integrohen në institucione dhe të punojnë.
Problematika e ujit të pijshëm është njëri ndër prioritetet dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në përgjithësi të qytetarëve të komunës së Preshevës dhe problematika e mbledhjes së mbeturinave , u shpreh ai.
Salihu theksoi se stabiliteti politik mund të arrihet vetëm përmes unifikimit të faktorëve politik sepse vetëm duke qenë të unifikuar mund të arrihet në realizimin e kërkesave tona.
Salihu tu shpreh mes tjerash se është bërë praktike që qytetari të dëgjohet vetëm në kohën e zgjedhje andaj pretendoj që të hiqet kjo praktikë dhe qytetari të dëgjohet edhe gjatë 4 viteve sa jemi në pushtet.
Për më tepër rreth programit politik shikoni videon: