Programi i Mustafës: Stabilitet politik, subvencione bujqësore dhe arsim cilësorë (video)
Lokale

Programi i Mustafës: Stabilitet politik, subvencione bujqësore dhe arsim cilësorë (video)

18.Dec.2017 14:12
0
Kryetari I kësaj partie Ragmi Mustafa lidhur me programin zgjedhorë ka folur për Titulli.com se rëndësi të madhe kanë proceset politike në Luginë të Preshevës sipas tij stabiliteti politik do të jetë siguria dhe mundësi zhvillimi i çdo fushe më pastaj.

Mustafa u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare ka programin e saj të bujshëm në fushën e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit,  të shëndetësisë, bujqësisë, në fushën e kulturës e informimit,  në fushën e kujdesit ndaj të rinjve dhe kujdesit të veçantë ndaj grave.

Sektori i bujqësisë është sektori ku do të subvencionohen maksimalisht bujqit duke pasur parasysh token pjellore që ka Presheva do të subvencionohen maksimalisht blegtorët dhe kultivuesit e perimeve duke u përpjekur që të ngrihet në nivel më lartë ekonomia familjare duke bërë punësimin brenda familjeve dhe zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe të mesme.

Sipas Mustafës kulmi i zhvillimit të komunës së Preshevës e shohim përmes” Zonës Industriale” ku e kemi filluar nga viti 2015 ku janë investuar rreth 1 milion euro për rregullimin e infrastrukturës të kësaj pike referente shumë të rëndësishme e cila është shumë afër korridorit 10 dhe hekurudhës.

Mustafa tha se përparësi investimi në këtë zonë do të kenë bashkatdhetarët tanë duke mos përjashtuar mundësinë që të kemi një kryetar komune nga bashkatdhetarët tanë por ai të jetë një njeri që sjell përvoja dhe kulturë Evropiane apo Amerikane.

Për PDSH-në rëndësi të madhe ka edhe përmirësimi i cilësisë së arsimit të njohjes së diplomave si dhe sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe zgjerimi i spitalit të maternitetit të  Preshevës edhe në reparte shoqëruese.

Zhvillimi dhe mundësia e fushëveprimit të të rinjve dhe mbrojtja e dinjiteti si dhe liria e përdorimit të simbolit dhe teksteve shqipe janë ato gjëra që partia Demokratike Shqiptare do të këmbëngul edhe më tej, u shpreh Mustafa.

Për më tepër rreth programit politik shikoni videon:  

Qendra për Punë Sociale në Bujanoc, planifikon shërbime të reja në vitin 2018
Presheva, një sanduich tjetër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration