Programi i Memetit: Stabilitet politik, zhvillim agro blegtorisë dhe arsim cilësorë
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Preshevë, Xhelal Memeti tha se ka një program të pasur dhe të mire për qytetarët e Preshevës.“Programi ynë është i orientuar në katër shtylla si në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe në kauzën kombëtare “ u shpreh Memeti për portalin Titulli.com
Duke sqaruar këto katër shtylla, Memeti tha se do të fokusohen aty ku ka më shumë nevojë për investim si në zhvillim ekonomik, zhvillimin e agro blegtorisë, të infrastrukturës, zhvillimin e bizneseve të mesme dhe ato të vogla, një arsim cilësor dhe kualitativ dhe një shëndetësi kualitative.
Programi jonë është gjithëpërfshirës dhe kemi një arsye për ta kërkuar votën e qytetarit të Preshevës, theksoi Memeti.
Arsyeja për të votuar Partinë Demokratike sipas Memetit është se do ti sjellin një stabilitet koalicionit të ardhshëm ku me gjendjen të cilën ka kaluar Presheva ka problem politik dhe kërkohet një stabilitet politik dhe ne i garantojmë qytetarëve tanë se do ta krijojmë një koalicion stabil ku do të menaxhojmë me katër vitet e ardhshme.
Memeti theksoi se me programin e tyre do të ketë mundësi më të madhe zhvillimi ekonomik zbutja e papunësisë dhe ndalja e ikjes së qytetarëve nga Presheva gjë kjo që nuk është marr seriozisht nga politikanët tanë të mëparshëm.
Sipas Memetit me ngjarjet e fundit politike rinia nuk e sheh më perspektivën në Preshevë dhe po ikin nga vendi I tyre sidomos rinia apo kuadrot më kualitative të shkolluara të diplomuar në profesione të ndryshme tash Gjermania po na i merr të gatshëm, kështu që me programin e PD-së do të ketë mundësi ti ofrojnë një stabilitet dhe garanc që rinia të mos ikin nga Presheva.
Për më tepër rreth programit politik shikoni videon: