Programi i BE-së "PRO PLUS" organizon info prezantim me bizneset nga Bujanoci
Programi i BE-së EU PRO PLUS, te martën prej orës 11.00 mbanë info sesionin e radhës me bizneset lokale nga komuna e Bujanocit e cila zhvillohet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Qëllimi i këtij takimi është njoftimi i bizneseve lokale me kushtet e pjesëmarrjes në këtë konkurs.
Për këtë qëllim, ftohen të gjitha bizneset nga komuna e Bujanocit të cilët janë të themeluara prej 1 Janar 2016 deri më 31 Dhjetor 2020, të marrin pjesë në këtë takim.
Vlera për të cilën mund të konkurojnë firmat sillet prej 10.000 euro - 40.000 euro, kurse afati i fundit për aplikim është data 30 Qershor 2022.