Programi i Arifit: Kontratë me qytetarët e Preshevës, zhvillim dhe spital rajonal (video)
Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim në Preshevë gjatë një bisede me portalin Titulli.com shpalosi programin e kësaj partie me premtimet që ai zotohet se do ti realizoj nëse del fitues në zgjedhjet e 24 dhjetorit.Arifi tha se partia e tij qytetarëve të Preshevës i ka ofruar një kontratë me 30 zotime të shkruara që ai zotohet se do ti realizoj gjatë periudhës katër vjeçare.
Sipas Arifit një nevojë e madhe e banove të Preshevës është hapja e kufirit Miratoc-Llojan që është edhe një standard i Bashkimit Evropian për lëvizje të lirë.
Zotimi i dytë sipas Arifit është kthimi i Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë ku duhet të punohet për këtë drejtim, dhe zotimi tjetër është ndërtimi i një spitali specialistik në bashkëpunim me komunën e Bujanocit spital rajonal që qytetarët të mos kenë nevojë të enden për shërbime specialistike.
Arifi theksoi se problematika e ujit të pijshëm vetëm se ka fillua të realizohet dhe premton se qytetarët e Preshevës do të kenë më shumë shtypje të ujit gjatë gjithë kohës si dhe ndërtimi i Stacionit të Autobusëve i cili tashmë nuk ekziston.
Perspektiva ekonomike është ndër prioritetet e tona dhe vetëm se investitori i parë po vjen në Preshevë premtim ky i Alternativës për Ndryshim që do të realizohet, theksoi Arifi.
Kryetari Arifi u shpreh se Alternativa për Ndryshim është një parti e cila synon të punojë dhe ti shërbej qytetarit në Luginë të Preshevës në tërësi tani jemi në Preshevë por në të ardhmen do të jemi në komunën e Bujanocit me vizion drejt Bashkimit Evropian.
Për më tepër rreth programit politik shikoni videon: