Lokale
Programe Master për studentët nga Lugina në Republikën e Shqipërisë
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë në avancimin dhe zgjidhjen e problemeve jetike në arsim për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe njofton të gjithë të interesuarit se konkursi për programet e Masterit në Universitetet publike në Republikën e Shqipërisë është shtyrë deri më 15 Tetor 2012.
Të gjithë të interesuarit për regjistrimin në programet e studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura”, bëhet pran sekretarive mësimore të njësive kryesore me ç’rast duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Fotokopje të notarizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve me listën origjinale të notave,
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre.
- 2 fotografi.
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2,500 lekë, paguar në Postën Shqiptare
- Deklaratë që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura”,në Institucionet e Arsimit të Lartë publik në Republikën e Shqipërisë.
Për informata më të detajuara referojuni këtyre ueb portaleve.
http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=2&id2=188
http://www.akp.gov.al/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!