Haxhinjtë e Luginës nisen për në Qabe (video)
Disa minuta pas orës 7h të mëngjesit të sotëm janë nisur për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite, 37 haxhinjë nga Lugina
Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, degët në Bujanoc dhe Preshevë, sot në mëngjes kanë udhëtuar për në Medine 21 haxhinjë nga komuna e Bujanocit dhe 16 nga ajo e Preshevës. Haxhinjtë kanë udhëtuar me autobus për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ku edhe do të marrin aeroplanin për në Medina të Arabisë Saudite. Kryetari i KBI-së në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu tha se janë bërë të gjitha përgaditjet dhe se nga komuna e Bujanocit për në vendet e shenjta do të udhëtojnë 21 haxhinj. Ky grup i hanxhinjve ka edhe udhëzuesin e tyre. Vesim Avdiu, imam nga xhamia e Strukarëve në Tërnoc tha se “ndjehet shumë i lumtur që Allahu i ka mundësuar një udhëtim të tillë”. Ai porositi besimtarët që të bëjnë lutje për ta, siç edhe ata do të luten për ata besimtarë që do të të mbeten në vendlindjet e tyre. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit BI e Kosovës organizoi shkuarjen për në haxhë vetëm përmes rrugës ajrore. Lufta në Siri ka pamundësuar rrugën tokësore për shumë haxhinjë të rajonit. Rëndësia e vizitës së Qabes Qabja është vendi, që tërheq të gjitha zemrat e myslimanëve kudo që jetojnë. Fytyrat dhe zemrat e nënshtruara ndaj Allahut drejtohen drejt saj pesë herë në ditë dhe natë. Myslimanët vërshojnë për në Qabe, duke ardhur nga vende të ndryshme, për të kryer ceremonitë e Haxhit, për të bërë tavaf rreth Qabes, duke qenë zinxhir në këtë adhurim, që ka filluar qysh nga koha kur Ibrahimi a.s. e ndërtoi atë. Kështu Qabja është shtëpia e parë e ndërtuar për adhurim mbi tokë, por për adhurimin e pastër dhe të sinqertë. Allahu thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai i sigurt, Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë(Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit. (Ali Imran 96-97)/Titulli.com/ http://youtu.be/8SlVpOjKnBU